English

Me thikë në mësim, procedohet i mituri, në kërkim i ati: E shtynte të përdorte armë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 16-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin.

- Advertisement -

Uniformat blu bëjnë me dije gjithashtu se i mituri shtyhej nga babai i tij për të përdorur armë zjarri.

Në këto kushte i ati është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe po punohet për arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas sigurimit të informacionit se një 16-vjeçar, dyshohej që mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Around”.

Gjatë këtij operacioni u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, si dhe punohet për kapjen dhe arrestimin e babait të tij, shtetasit O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?