English

Mediat amerikane paralajmërojnë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e 2020

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyrtarë të inteligjencës amerikane paralajmëruan ligjvënësit se, Rusia po ndërhyn në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2020-s, me qëllim që të hedhë dyshime mbi integritetin e votës dhe për të nxitur rizgjedhjen e presidentit, Donald Trump.

- Advertisement -

Sipas mediave amerikane, që citojnë një burim në dijeni të çështjes, republikanët në Kongresin e kontrolluar nga demokratët vunë në dyshim informacionet e zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, duke i quajtur të dhënat marrëzira.

Raportimi i zyrtarëve të inteligjencës në Kongres është bërë ditën e mërkurë dhe vetëm një ditë më pas, presidenti Trump shkarkoi drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Xhozef Meguajër, për lejimin e stafit të tij që të raportonte.

Trump e zëvendësoi Meguajër me Riçard Grenell, një besnik i tij që ka shërbyer si ambasador në Gjermani që prej vitit 2018 dhe si përfaqësues i Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas mediave amerikane, Trump nuk ka pëlqyer faktin që në seancën e raportimit ka qenë i pranishëm edhe kreu i komisionit parlamentar të inteligjencës, Adam Shif, i cili udhëhoqi procesin për shkarkimin e kreut të shtetit nën akuzat e abuzimit me detyrën dhe pengimit të Kongresit në kuadër të hetimeve mbi skandalin me Ukrainën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?