English

Mediu kërkon në Bruksel mbështetjen e konservatorëve për qeveri teknike në zgjedhje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kyetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi në Bruksel mbështetjen e Grupit Konservator dhe Reformist (ECR) në Parlamentin Europian për të çuar përpara kërkesën e opozitës shqiptare për krijimin e një qeverie teknike.

- Advertisement -

“Si rregull, ne duhet t’i bindemi ligjit dhe Kushtetutës. Por nga një republikë parlamentare, Shqipëria është kthyer në një republikë kryeministrore, dhe Edi Rama bën çfarë dëshiron. Nuk respekton Kushtetutën, nuk respekton ligjin, vepron sipas qejfit duke e konsideruar Shqipërinë si pronë private,” – tha zoti Mediu në një takim të posaçëm me eurodeputetët e ECR, grupim politik ku Partia Republikane është anëtare.

Mediu tha se në raportet e OSBE/ODIHR për Shqipërinë përmendet se zgjedhjet nuk janë të lira dhe të ndershme.

“Në Shqipëri, krimi i organizuar, ata që pastrojnë paratë, intimidojnë votuesit, blejnë vota dhe administrata publike përdoret nga partia në pushtet,” – iu referua zoti Mediu gjetjeve të raporteve ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri.

Ai shtoi se një tjetër problem madhor është mungesa e një drejtësie të pavarur, e cila është kthyer në një rrezik serioz për Shqipërinë. “Gjyqësori po përdoret si armë politike. Udhëheqësit e opozitës janë vendosur në arrest shtëpie, në burg ose janë në gjyq. Dhe jemi vetëm katër muaj para zgjedhjeve,” – u shpreh Kryetari i Partisë Republikane.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?