“Opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët për Presidentin”. Kështu deklaroi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas seancës së Kuvendit.
“Unë besoj që nuk i bëj hesapet me Edi Ramën por me faktorin opozitar. Unë nuk mund të shkoj tek ideja që të bojkotoj procesin. Duhet t’i provojmë vetes sonë për të pasur një propozim opozitar”, u shpreh Mediu.
Ai tha se ka diskutuar me grupin negociator të Rithemelimit, Oerd Bylykbashin dhe Luciano Boçin si dhe me Alibeajn.
Më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ndërsa, deputetja e PS-së Klotilda Bushka ka propozuar që afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president, të jetë data 15 maj, ora 16:00.
LEXONI GJITHASHTU: