English

Megaopeacioni i Sky në Greqi: Kush janë shqiptarët e arrestuar, krerët e 4 bandave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia greke ka zbardhur operacionin e iniciuar nga zbardhja e komunikimeve në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat” të zhvilluar ditën e djeshme. Në operacionin ku morën pjesë dhe forcat speciale greke EKAM, 24 persona janë arrestuar ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë (njëri i vdekur), disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale.

- Advertisement -

Grupet kriminale ishin të përfshira në trafik dhe shpërndarje droge marihuanë dhe kokainë dhe pastrim parash, ndërsa ndaj tyre ka akuza edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton e 784 kg marihuanë dhe 43 kg e 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi. Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 9.5 kg marihuanë (një pjesë e llojit SKUNK), 1450 bimë narkotike cannabis sativa, rreth 1.3 kg kokainë, 4 pistoleta, 1 çifte, 463 fishekë, 1 silenciator, 1 tytë arme, 6 krehëra, 16 thika, 2 shkopinj, 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 17 lëndë piroteknike, 6 peshore, 1 grirës droge, materiale për vjedhje, 1 orë e shtrenjtë, 49 celularë, 4 laptopë, 3 tableta, 1 kartë identiteti false, 1 numërues kartëmonedhash, 1 hard disk, mbi 30 automjete, 7 motorra, 475.300 euro, 7.400 lekë shqiptare, 160 dollarë australianë, 2 senti ganeze, 140 slot polake, 160 dirham të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 lirë floriri.

Të dyshuarit jetonin kryesisht në banesa luksoze dhe udhëtonin me automjete të shtrenjta, me të ardhura kryesisht nga veprimtaritë e paligjshme.

Sipas policisë greke, një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, një tjetër drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), një tjetër nga Aleksandro Pando, ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.

Grupet kriminale:

  1. Grupi “Grabocka – Salati”
  • Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça
  • Andon Salati, 32 vjeç nga Vlora
  • Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj
  • Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
  • Meriol Grabocka, 39 vjeç nga Korça
  • Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora
  • Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora
  • Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora
  • Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana
  • Armand Kola, 32 vjeç

Gjithashtu anëtarë ishin edhe 9 grekë, 1 moldav, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 përdorues të paidentifikuar të “Sky ECC” dhe “Encrochat”.

  1. Grupi “Aleksandër Sadikaj”
  • Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj
  • Viktorio Qytyku, 30 vjeç
  • Elson Hajredini, 34 vjeç

Si dhe një përdorues i paidentifikuar i aplikacionit “Sky ECC”.

  1. Grupi “Aleksandro Pando”
  • Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
  • Nikolla Pando, 64 vjeç nga Vlora
  • Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora

Si dhe 5 përdorues të paidentifikuar të aplikacionit “Sky ECC”, 2 prej të cilëve anëtarë edhe në grupin “Grabocka – Salati”.

  1. Grupi kriminal “Dhionisio Siountri”

Përbëhej nga 2 shtetas grekë dhe 3 të paidentifikuar.

Nën akuzën e pastrimit të parave ka rënë në pranga edhe Eglantina Pando, 57 vjeç, si dhe një greke e një kinez, ndërsa një përdorues i aplikacionit “Encrochat” që kryente transport parash me sistemin “Haëala” është i paidentifikuar.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë për vepra të tjera penale edhe Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Delvina dhe një shtetase greke.

SHQIPTARËT E PËRFSHIRË:

VDEKUR:

  • Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj

ARRESTUAR:

  • Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça
  • Meriol Grabocka, 39 vjeç nga Korça
  • Andon Salati, 32 vjeç nga Vlora
  • Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora
  • Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora
  • Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora
  • Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
  • Nikolla Pando, 64 vjeç nga Vlora
  • Eglantina Pando, 57 vjeç
  • Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana
  • Armand Kola, 32 vjeç
  • Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Vergo, Delvinë

NË KËRKIM:

  • Elson Hajredini, 34 vjeç
  • Viktorio Qytyku, 30 vjeç

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?