English

“Meloni” në mediat e huaja, si u pasqyrua vizita e kryeministres italiane në Lezhë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vizita e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, në Shqipëri është pasqyruar nga jo pak media ndërkombëtare.

- Advertisement -

Së pari kanë qenë ato të vendit fqinj që kanë shkruar për qëndrimin e përkohshëm të saj në Shëngjin, ku do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve afrikanë.

Kështu, e përditshmja “Corriere della Sera” e ka vënë theksin tek protesta e deputetit italian Riccardo Magi kundër marrëveshjes dhe ndalimit të tij nga agjentët e sigurisë të pranishëm në vendngjarje.

“E gjitha kjo është një spot elektoral”, citohet të ketë thënë ligjvënësi italian.

Portali “TGCOM 24”, në raportimin e saj e ka vënë theksin tek njoftimi i zonjës Meloni, se kampi do të jetë gati duke filluar nga muaji gusht, me 1 mijë vende; si dhe përgjigjes së saj ndaj atyre që e kanë quajtur të tepërt shpenzimin e 1 miliard eurove. “Dikush ka hedhur poshtë 17 miliardë vetëm përmes superbonusit”, ka thënë Meloni, duke iu referuar një projekti shpërblimesh në Itali.

Në të njëjtën linjë lajmi është pasqyruar edhe në agjencinë “ANSA”, ndërsa e përditshmja tjetër “La Repubblica” ka treguar më shumë protestën e deputetit italian, Magi, kundër marrëveshjes.

Ndërkohë, agjencia prestigjioze “Reuters” e vë theksin tek mënyra se si do të funksionojë marrëveshja. Sipas saj, akordi, i vlefshëm 5 vjet, parashikon zbarkimin e 36 mijë emigrantëve në vit në portin e Shëngjinit, ndërkohë që shtëpitë e tyre do të ngrihen në afërsi të bazës ajrore në Gjadër, që mund të mbajë vetëm 3 mijë persona.

Agjencia tjetër “Associated Press” e ka konsideruar marrëveshjen Itali-Shqipëri si “kontradiktore”, duke shkruar: “Kryeministrja e Italisë viziton Shqipërinë teksa plani i kontestuar për kufizimin e emigrantëve merr jetë”.

Njësoj lajmi është raportuar edhe në “Seattle Times”, që megjithatë ka cituar kryeministren Meloni të thotë se, “vizita nuk është një spot elektoral në prag të zgjedhjeve euro-parlamentare”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?