Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar një koalicion të mundshëm mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes.
“Sa i përket spekulimeve, t’ju them sinqerisht unë kam qenë edhe i zbavitur këto ditë nga mënyra e interpretimeve të jashtëzakonshme e imagjinare të kujtdo qoftë sa i përket mundësisë së koalicionet ndërmjet nesh e Vetëvendosjes të arritur për dy orë takim.
Nuk munden dy orë takim të tejkalojnë hendekun e gati dy dekadave. Ai takim është thirrur për agjendë legjislative. Unë kam thënë që po shkoj në takim vetëm për zgjedhje. Agjenda e PDK-së kanë qenë zgjedhjet e parakohshme. Ne kemi shkuar me këtë axhjendë dhe kjo është ajo që e ka dominuar diskutimin”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se nuk është mirë që Vetëvendosja të lejohet të përfundojë mandatin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Krasniqi u kërkon liderëve partiakë të shpërndajnë Kuvendin e Kosovës
- Deputetja e VV-së: Situata mund të përshkallëzohet, do jemi më vigjilentë