Parku i Butrintit do të menaxhohet nga një fondacion. Kjo ka përplasur në Komisionin e Medias, ministren Elva Margariti me deputeten e PD, Ina Zhupa.
Për deputeten demokrate kjo marrëveshje jep me koncesion parkun e Butrintit dhe rrezikon identitetin historik të sajtit arkeologjik.
“Duam të japim një trashëgimi kulturore me marrëveshje sekrete”, tha deputetja Zhupa.
Ministrja Margariti deklaroi në komision se krijimi i fondacionit për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit krijon mundësi që ai të prodhojë të ardhura nga biletat e turistëve.
“Fondacioni i posaçëm do të kontribuojë në arkën e shtetit në fondin e trashëgimisë materiale”, tha ministrja.
Për menaxhimin e Butrintit debati ishte i fortë edhe disa pak vitesh, kur ministrja e Kulturës hodhi idenë e ndërtimit të një restoranti me ushqim të shpejtë brenda parkut.