Koncerti i këngëtarit Noizy u fut live nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj në rrjetet sociale.
Këngëtari tha në Euronews Albania se nuk kishte qenë në dijeni dhe vetëm ditën tjetër e kishte mësuar që kryeministri ishte futur live, ndërsa përjashtoi mundësinë që kjo të ishte bërë për vëmendje, pasi siç tha vijnë nga dy fusha të ndryshme.
“Nuk mendoj se kanë nevojë për vëmendje, unë jam tjetër fushë ata janë tjetër fushë. Nuk e di pse e kanë bërë, uroj ta kenë bërë për mirë se nuk ndodh shpesh që aq shumë veta të mblidhen në shesh në Tiranë për paqe, zakonisht sot i shohim për rrëmujë, por i falenderoj”, tha Noizy.
LEXONI GJITHASHTU:
- Paqe me Stresin, Noizy hap dyert për kolegët me të cilët s’flet në ‘Alpha Show 2023’
- ‘Kushtoi mbi gjysmë milion euro’, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show