English

Merkel dënon sulmet ndaj emigrantëve, premton përgjigje të fortë ndaj racizmit dhe ekstremizmit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dënoi sulmet me armë zjarri ndaj lokaleve të emigrantëve në qytetin Hanau, ku mbetën të vrarë 9 persona.

- Advertisement -

Në reagimin e saj, Merkel shprehet se racizmi është një helm që ekziston në shoqërinë gjermane dhe që duhet fajësuar për shumë krime. Ajo nënvizon se të gjitha provat e mbledhura deri tani tregojnë se dy sulmet ishin të motivuara nga racizmi dhe ekstremizmi i djathtë.

Merkel thekson se Gjermania nuk i ndan qytetarët në bazë të origjinës dhe besimit fetar dhe ka shtuar se qeveria e saj do të përballet me ata që po përpiqen të përçajnë vendin. Më tej kancelarja iu bën thirrje autoriteteve përkatëse që t’i hetojnë deri në fund dy ngjarjet kriminale.

9 persona u vranë dhe më shumë se gjashtë u plagosën rëndë pasi një neo-nazist gjerman hapi zjarr në dy locale një natë më parë në Hanau.

Tobias Rathjen, 43 vjeç, i rritur në Hanau, fillimisht hapi zjarr në dy lokale që frekuentoheshin nga banorët lokalë kurd.

Tre persona vdiqën në vend në lokalin e parë. Kurse në lokalin e dytë, 2.5 km më larg, mbetën të vdekur pesë të tjerë. Një person tjetër humbi jetën pak më vonë.

Pas nisjes së kërkimeve nga policia, në një apartament jo larg vendin të ngjarjes, u gjetën dy trupa të pajetë, që dyshohet se janë autori i krimit dhe nëna e tij.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?