English

Merkelit nuk i jep dorën ministri i brendshëm, kundërshtari brenda koalicionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelares gjermane, Angela Merkel. sot nuk i ka dhënë dorën as ministri i brendshëm, Horst Seehofer, teksa vendi përpiqet të ndalojë përhapjen e coronavirusit.

- Advertisement -

Numri i rasteve të verifikuara në Gjermani ka shkuar në 150 këtë të hënë, nga 129 që ishte të dielën.

Më shumë se gjysma e rasteve janë në zonën e North Rine Uestfalias, shteti më i populluar e vendet, ku shkollat dhe çerdhet do të mbahen mbyllur deri të hënën.

Kjo masë u mor pasi analizat treguan që disa punonjës të këtyre departamenteve kanë qenë të prekur nga coronavirusi.

Seehofer u ka thënë shpesh gazetarëve se nuk ia jepte më dorën askujt, pas përhapjes së virusit.

[instagram_feed=B9RHbj-IVO5]

Në takimin e të hënës, që ishte për emigrimin, Merkeli u detyrua ta tërheqë pas dorën pasi Seehoferi refuzoi t’ia japë.

Çasti i sikletshëm midis dy politikanëve që e kanë kundërshtuar njëri-tjetrin jo pak herë u kalua me të qeshura.

Një komitet krize i ngritur nga qeveria ka dhënë udhëzime për kujdesin që duhet treguar në udhëtime, si dhe ka anuluar evenimente ndërkombëtare.

Ministri i Shëndetësisë, gjithashtu, i ka këshilluar njerëzit me simptoma gripi që të qëndrojnë larg grumbullimeve me shumë njerëz.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?