Pasditen e sotme është djegur një automjet në aksin rrugor Sarandë – Livadhja.
Ngjarja është regjistruat në orët e pasdites pranë fshatit Fanar, në bashkinë Finiq.
Nga flakët është përfshirë automjeti tip “Mercedes – Benz” me targa AB 876 AC.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale dhe për këtë është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Finiqit dhe atyre të Sarandës.
Bëhet me dije se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mjeti nga ana tjetër ka pësuar dëme të konsiderueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sarandë| Mjetit lundrues ju këput timoni, 6 persona rrezikuan të mbyteshin
- Zjarri në Shëngjin, gazetarja: Një depozitë 5 mijë litërshe gazi rrezikon banorët