English

Merr fund saga e gjyqit të Ronaldo me Juventusin, çfarë u vendos për 19.5 mln euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çështja mes Juventusit dhe futbollistit portugezi CR7 ka marrë fund, me gjykatën e cila ka qartësuar palët. Në përfundim është bërë me dije se lojtari në fjalë nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa pagesat ndaj tij janë kryer të gjithë cknform rregullave. Vendimi i cili është shpërndarë në mediat italiane, pritet që të publikohet edhe zyrtarisht në ditët e ardhshme. Sa i përket pretendimit të Ronaldos që nuk ka marrë një pagesë prej 19.5 milionë eurosh, gjykata bën me dije se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar në të cilin palët kanë rënë dakord ku pas largimit, Ronaldos t’i jepet paga.

- Advertisement -

Më tej thuhet se bëhet fjalë vetëm për një shënim pa vulë, firmë apo datë, por vetëm Ronaldo dhe Paratici dakordësoheshin me njëri-tjetrin, letër e cila nuk u mor aspak seriozisht. Në këtë pikë mund të themi që gjithcka është sqaruar dhe futbollisti i Al Nassr duhet të heqë dorë nga kërkesa.

Kujtojmë se pas sezonit të tij të 3-të në Torino, 39-vjeçari vendosi të largohej drejt Manchester United, ndërsa kishte rënë dakord se i kishte marrë të gjithë pagesat e nevojshme. Pak kohë pas skandalit të Juventus, lojtari ngriti pretendimet, të cilat i mbylli përfundimisht gjykata.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?