Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos është shprehur për Euronews Albania se mbesa e tij është shantazhuar me mesazhe. Xhaxhai tha se vajza kërcënohej me publikim fotosh nga Kenado Shira.
Ai rrëfeu për gazetaren Raziela Myslimaj se para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ka takuar Kenado Shirën dhe babain e tij dhe u ka thënë, që duhet të merrnin vajzën për nuse, që ky muhabet të mbyllej.
Mjeshtri tregoi edhe fjalët që babai i Sarës i kishte thënë që t’ja përcillte Ilir dhe Kenado Shirës.
“Po nuk do ta marrësh vajzën për nuse djali, unë djalin do ta vras”, këto kanë qenë fjalët e Fiqiri Mjeshtrit.
Më tej vëllai i tij Fatmiri tregon se nuk e mori seriozisht këtë deklaratë të vëllait, por në takimin që pati me Kenadon dhe Ilir Shirën u kërkoi që të merrnin vajzën për nuse.
“Unë nuk e mora seriozisht. Unë i lashë kohë që të mendonte për këtë propozim, thashë merre djalin ik në shtëpi dhe mos ma vononi përgjigjen. Ne do ja jepnim vajzën atyre. Vajza e donte Kenado Shirën”, tha ai teksa tregon bisedën para vrasjese me Kenado dhe Ilir Shirën.
Tragjedia në Klos:
Pak minuta para ngjarjes së rëndë, autori Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit e tij u takuan përpara një lokali me Ilir Shirën, Kenado Shirën, Danjel Hasulën dhe Eglantin Hasulën.
Të 7 personat debatuan me njëri-tjetrin për pak minuta në lokal dhe më pas autori nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Ilir Shirës, Kenado Shirës, Renato Hasulës dhe Eglantin Hasulës.
Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me dy vëllezërit e tij dhe më pas u gjet i vetëvrarë në banesën e tij, në fshatin Dars.
Dy vëllezërit e Mjeshtrit u arrestuan nga policia dhe më pas u lanë të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Vajza shantazhohej”, vëllai i autorit të masakrës në Klos rrëfen ngjarjen
- Masakra me 3 viktima në Klos, vëllai i autorit: Mes familjeve mund të lind hasmëria