English

Mes 374 personave të infektuar në Itali, janë 4 fëmijë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i viktimave të shkaktuara nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 12, ndërsa viktima e fundit është një 69-vjeçar, i cili gjithashtu vuante nga probleme me rrugët e frymëmarrjes.

- Advertisement -

Ndërkohë numri i personave të infektuar arrin në 374 persona, ku numrin më të lartë e mban Lombardia me 261 raste, ndërsa në vend të dytë është Veneto me 71 persona.

Një lajmi i mirë ka ardhur nga Lazio, ku nuk ka tashmë asnjë person të infektuar. Dy turistët kinezë që rezultuan pozitiv, tashmë janë shëruar. Kurse lajmi i keq vjen nga zona e Lombardisë rezultojnë katër fëmijë të infektuar. Bëhet fjalë për një vajzë 4 vjeçe, dy 10-vjeçare dhe 15 vjeç.

Prokuroria ka nisur hetime për përhapjen e epidemisë për të zbuluar dinamikën dhe procedurat e ndjekura nga spitalet në Codogno, Casalpusterlengo dhe Lodi.

Ndërkohë, Parlamenti Evropian u ka kërkuar eurodeputetëve italianë që kanë vizituar kohët e fundit katër rajonet e prekura nga coronavirusi që të respektojnë afati prej 14 ditë në karantinë. Gjithashtu kjo këshillë është dhënë dhe për stafin e eurodeputetëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?