English

Mes brohoritjesh dhe më shumë truproja, Berisha nis marshimin drejt Kryeministrisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mes ovacionesh dhe me një numër më të lartë truprojash ka dalë nga selia e PD për të marshuar drejt Kryeministrisë ku do të mbahet protesta e thirrur prej tij.

- Advertisement -

Berisha shoqërohej nga deputetë të PD, si Oerd Bylykbashi dhe Luçjano Boçi.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, për arsye sigurie pas incidentit të protestën e fundit, marshimi i kryedemokratit nuk është shoqëruar nga mediat por është transmetuar me një regji qendrore.

Nga ana tjetër, protestuesit e Partisë Demokratike kanë nisur të grumbullohen në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të shkuar te Kryeministria ku pritet të nisë protesta.

Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të mbarëvajtjes së protestës rreth 1500 efektivë të forcave të policisë.

Gazetari Eni Ferhati bën me dije se një pjesë e madhe e forcave të rendit është vendosur në ambientet mbrapa kryeministrisë.

Në terren janë dhe Forcat e Ndëryhrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA, të cilat do të ndërhyjnë nëse do të ketë incidente gjatë tubimit të opozitës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?