English

”Shqipëria mbrojti të drejtat e njeriut”, Meta dhe Rama i përgjigjen Iranit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar lidhur me zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak.

- Advertisement -

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, kreu i shtetit e cilëson veprimin e Iranit si një provokim me pasoja të rrezikshme, ndërsa thekson vendosmërinë e Shqipërisë në angazhimet përkrah SHBA dhe NATO.

“Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.

Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”, – shkruan Presidenti Meta në faqen e vet zyrtare Facebook.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nga Vjena ku ndodhet me rastin e marrjes së presidencës së OSBE-së nga vendi ynë u shpreh se Shqipëria është në duar të sigurta dhe nuk ka arsye për të besuar se ajo është e kërcënuar nga konflikti SHBA-Iran.

Z.Rama theksoi se muxhahedinët, ose siç quhen ndryshe opozita iraniane, janë në Shqipëri si rezultat i një operacioni humanitar, jo politik.

“Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë në vazhdën e traditës shqiptare, në vazhdën e një aleance strategjike të panegociueshme dhe të padiskutueshme me SHBA për të mikpritur një grup njerëzish që janë në rrezik për jetën. Siç shkruhet në marrëveshjen e bërë, ata në Shqipëri janë si rezultat i një operacioni humanitar, jo politik.

Ndërkohë që kemi jetuar në diktaturë, dhe ne e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat, regjimet totalitare, dhe janë të obseduar për të kontrolluar gjithçka dhe për të asgjësuar çdo kundërshtar.

Shqipëria e diktaturës ishte vend i vogël me resurse shumë minimale në raport me Iranin dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë pikat ku kishte armiqtë e brendshëm të regjimit”,  – tha veç të tjerash kryeministri Rama gjatë një interviste me gazetarët shqiptarë në Vjenë.

Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Irak dhe Iran

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi iu bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme, e posaçërisht në Irak dhe Iran. Nisur nga situata e përshkallëzuar e konfliktit mes Irakut, Iranit dhe SHBA pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga ana e SHBA, Ministria e Jashtme iu bën thirrje shtetasve shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe që kanë nevojë për asistencë, të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi në adresat:

Kuvajt (Kuwait City):

Celular: +96594048219

Office Phone: +965 2524 0627,

E-mail: [email protected]

——————————

Embassy of the Republic of Albania to the State of Kuwait

Salam Area, Block 7, Street 717, Villa 4, Kuëait

P.O.Box. 3090, Safat-13031, State of Kuëait

Turqi (Ankara)

Tel: +90 312 441 61 03 / 04

Celular: +90 549 561 1985)

Email: [email protected]

——————————

Embassy of the Republic of Albania in Ankara

Adress: Ebu ziya Tevfik sok. No.17 Çankaya/Ankara

Tel: 0090 312 441 61 03

Fax:0090 312 441 61 09

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?