English

Mesazhi prekës i mjekëve në krye të luftës ndaj coronavirusit: Ju duhet të qëndroni në shtëpi, që ne të bëjmë misionin e vështirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej orës 6 të mëngjesit, tre linja urbani do të gjarpërojnë nëpër rrugët e kryeqytetit duke pasur të vetmit pasagjerë ata që janë aktualisht në ballë të luftës me coronavirusin në Shqipëri, stafin mjekësor të spitaleve.

- Advertisement -

Ndërsa shumë qytetarë i janë përgjigjur me mosbesim thirrjes së autoriteteve për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u vetëkarantinuar, zërat në rritje për të kufizuar lëvizjet e panevojshme po nxisin këdo që të qëndrojë në shtëpi, si masë për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Rastet e të infektuarve i kanë kthyer sytë nga spitalet duke rikthyer dhe një herë në vëmendje misionin dhe sakrificat e mjekëve.

Një postim në rrjetin social Facebook mori shpërndarje të gjerë të enjten në mbrëmje pasi tregoi përjetimin “pas mureve të spitalit”.

“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e Spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë, jemi ne infermierët, mjekët, sanitaret ato që kemi qenë gjithmonë në shërbimin tuaj, veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë,” shkruhej në postimin viral të stafit mjekësor.

“Por ne jemi sërish të njëjtët veçse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni! Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ia dalim! Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do t’ia dalim shëndoshë e mirë nga ky mision! Me mbështetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do t’ia dalim, jam e bindur për këtë! Ju lutem ju qëndroni në shtëpi! Ama ne nuk mundemi! Lutem për stafin tim, për Kliniken e parë të spitalit infektivit!” përfundon postimi, i cili tërhoqi shumë reagime.

Shqipëria ka aktualisht 23 raste të infektuarish nga COVID-19 ndërsa një viktimë u shënua së fundmi.

Postimit të kolegëve iu përgjigj edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili është angazhuar që prej shpërthimit të pandemisë në Shqipëri në sensibilizimin e qytetarëve përmes intervistave në media.

“Ju jeni një pjesë e jona, ndoshta më e mira, tani me e ekspozuara para COVID-19, edhe pse të mbrojtura e të trajnuara. Koha e solli të sprovoheni të parat, e pas jush edhe ne, jo me radhë, por me përgjegjësi, përgjegjshmëri e displinë profesionale! Sot sytë, mendja dhe zemra jonë është aty me ju, dhe ju me ata që kanë COVID-19 në trupin e tyre e luftojnë me të çdo moment, nën kujdesin tuaj, me ndihmën tuaj,” shkruan Pipero.

Mjeku nxiti stafin mjekësor të shkojnë përtej misionit të tyre profesional dhe të dhurojnë dashuri për pacientët për ta kaluar sa më shpejt këtë luftë me virusin.

“Ju dhe ne, sot për ata jemi jo vetëm mjekë, infermierë e sanitarë, por dhe motër, vëlla, nënë, baba dhe shume më tepër se kaq. Le të mos ua kursejmë dashurinë që ju mungon, do bëjmë gjithçka t’i kthejmë sa më parë në gjirin e familjes të shëruar!” shtoi mjeku.

Pipeo i përcolli një mesazh sensibilizues të gjithë qytetarëve duke u thënë se spitali nuk është zgjedhje, zgjidhja është respektimi i këshillave për të mos u infektuar!

Për tre ditë qarku i Tiranës dhe i Durrësit do të jenë në shtetrrethim, ç’ka do të thotë se askush nuk mund të qarkullojë me makinë në rrugë pa pasur autorizim të veçantë.

Masat e ndërmarra synojnë kufizimin e përhapjes së virusit, i cili në shkallë globale ka prekur 132,300 persona në të paktën 111 vende dhe ka lënë 4,959 të vdekur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?