English

Meshë e përbashkët RMV-Serbi, shënohet fundi i përçarjes 55 vjeçare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kisha ortodokse e Serbisë ka njohur autonominë e kishës së Maqedonisë së Veriut duke u dhënë fund mosmarrëveshjeve 55-vjeçare. Dje autoritet më të larta fetare kanë mbajtur një meshë të përbashkët.

- Advertisement -

Kisha Ortodokse serbe ka njohur autoqefalinë e asaj maqedonase, duke shënuar zyrtarisht fundin e përçarjes 55 vjeçare mes dy kishave.

Të martën u mbajt mesha e përbashkët mes besimtarëve ortodoksë maqedonas dhe serbë, që pason meshën e mbajtur në Serbi mes dy popujve.

Vendimin për bashkimin e kishave e përshëndeti kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi Stefan.

“Arritëm ta dëgjojmë lajmin e dëshiruar prej shumë vitesh. Ju falënderojmë në emër të të gjithë besimtarëve ortodoks. Për 55 vjet ulëm dhe pritëm në verandë dhe nuk gjetëm njeri që të kujdesej për ne. Pastaj na u afrua një burrë tjetër, vëllai ynë, shërbëtori i sotëm, Shenjtëria e Tij Patriarku serb Porfir”, tha Kryepeshkopi Stefan i Kishës Ortodokse Maqedonase.

Shpallja e vendimit për njohje të kishës maqedonase nga ajo serbe u prit me duartrokitje të gjata nga besimtarët që ndodheshin brenda dhe rreth Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit”.

Ata ishin në numër të madh për këtë eveniment.

Vendimin e Kishës Ortodokse Serbe e kanë përshëndetur gjithë figurat kryesore në shtet si presidenti, kryeministri, ministrat e opozita.

“Gëzohemi së bashku me të gjithë të krishterët ortodoksë në vendin tonë për lajmin historik me të cilin Kisha Ortodokse Maqedonase dhe Kryepeshkopata e Ohrit fiton autoqefalinë. Është një ditë e madhe historike ku nderojmë edhe vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, për të fituar autoqefalinë” , tha Kryeministri i RMV-së, Dimitar Koçaveski.

Rruga deri tek autoqefaliteti i plotë i Kishës Ortodokse Maqedonase kalon nëpërmjet asaj Serbe, që është kisha amë e saj, pastaj ajo duhet të marrë miratimin e të gjithë kishave të tjera ortodokse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?