English

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Problemet e shëndetit mendor mund të prekin këdo, por jo të gjithë janë të gatshëm t’i pranojnë dhe të kërkojnë ndihmë.

- Advertisement -

Në Shqipëri mjekët psikiatër thonë se meshkujt janë ato që nuk trajtohen dhe as i pranojnë të tilla shqetësime. Ata janë të mendimit se kjo është si pasojë e stigmës dhe mentalitetit me të cilin janë rritur.

“Po ta vëmë re nga statistikat, janë meshkujt ata që nuk kërkojnë ndihmë. Për shkak dhe të mentalitetit që ne kemi, një burrë duhet të jetë i fortë, një burrë është shtylla e shtëpisë, ai nuk mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor”, thotë Valentina Asabella, psikiatre.

Edhe pse problemet e shëndetit mendor ndikojnë në cilësinë e jetës, në punë shoqëri dhe familje, sërish meshkujt dhe një pjesë e shoqërisë mendon se këto probleme mund të kalojnë pa mjekim.

“Të gjithë shoqëria familja i thonë bëhu i fortë, ti je dikush, por dhe vetë personi, mashkulli e ka të vështirë ta pranojnë që unë kam qenë dikush dhe tani duhet ti nënshtrohet një trajtimi, sepse unë jam i fortë dhe arrij të shërohem vetë”, shprehet mjekja.

Problemet e shëndeti mendor janë të shumta, nisur nga çrregullimet e humorit, gjumit, ankthi, apo depresioni. Sipas të dhënave të ISHP mendohet se 1 në 4 persona vuajnë të paktën 1 herë nga depresioni gjatë jetës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?