Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, që do të kryhet nëpërmjet platformës e-Albania.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Faza e parë është vlerësimi i dosjes së aplikantit, faza e dytë është testimi i informatizuar dhe në fazën e tretë shpallet lista përfundimtare së bashku me renditjen.
Mas sqaron se aplikimet hapen nga data 2 deri më 16 qershor 2025, në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor.
Gjithashtu MAS bën me dije se për aplikantët që kanë dhënë provimin e licencës në maj 2025, afati i aplikimit është nga data 13-23 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë
- Macron: Franca do ashpërsojë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse bllokimi i ndihmave vijon