English

Mësuesit në Rinas: Mungojnë 90% e fëmijëve, shkak vendimi për rrugën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mësuesit e 9-vjeçares “Rexhe Deliu” në Rinas shprehen se 90% e fëmijëve kanë munguar sot në shkollë për shkak të vendimit për rrugën me një sens lëvizjeje.

- Advertisement -

“Janë paraqitur vetëm nxënësit që janë këtu afër, që nuk vijnë me mjet”, u shpreh një nga mësuesit.

Ndërsa një tjetër tha se edhe ai  vetë është detyruar që bëjë më shumë shumë kilometra rrugë për të ardhur në punë.

“Unë vij nga Fushë-Kruja, duhet të kaloj Vorë, Qafë Kashar për të ardhur në Rinas. Është një rrugë e përditshme. Vetëm 10 fëmijë ishin në shkollë. Fëmijët kanë bojkotuar shkollën. Kjo rrugë nuk ka pasur ndonjë trafik, duhet ta mendojnë mirë për komunitetin. Unë i kam ardhur rreth e rreth rrugës sot. Unë po bëj 30 km, nga 8 që duhet të bëj”, u shpreh ai.

Banorët e fshatrave rreth Rinasit zhvilluan sot protestën e tretë, ku kundërshtuan vendimin ARRSH-së për lejimin e mjeteve vetëm me një sens drejtimi drejt aeroportit të Rinasit.

Aktualisht për të shkuar në aeroportin e Rinasit, mjetet duhet të ndjekin rrugën Qafë Kashar- Rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit e deri në Ahmetaq. Ndërsa për t’u kthyer, do të ndjekin rrugën Ahmetaq, Vorë – Qafë Kashar.

Për mjetet që vijnë nga veriu në drejtim të Rinasit, do duhet të ndjekin itinerarin Fushë Krujë -Vorë -Qafë Kashar dhe aeroport.

ARRSH mori këtë vendim më 1 maj për shkak të trafikut të rënduar të automjeteve që shkonin drejt aeroportit pas lirimit të masave anti-covid.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×