Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një pjesë të fjalës së tij gjatë një konference të dhënë ditën e sotme, Meta u shpreh se dorëheqja e Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm.
Sipas tij, niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.
“Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm”, shkroi Meta në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU