“Sjellje arrogante e Kuvendit”. Kështu është shprehur presidenti sot Ilir Meta për rrëzimin e dekretit, i cili ktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
“Komisioni Parlamentar ka rrëzuar dekretin e presidentit për çështjen e Butrintit që është një çështje që ka të bërë me trashëgimninë tonë kulturore dhe identitetin kombëtar. Na risolli edhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin, në raport me dëgjesën ndaj ekspertëve të fushës dhe shoqërisë civile. Ata u përjashtuan sot në një mënyrë tërësisht brutale që tregon qartë se deputetët që kanë vepruar në këtë mënyrë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të njërës prej pasurive më të çmuara kulturore siç është Butrinti për arsye tërësisht të errëta dhe me motive më të thella sesa kaq dhe ç’kombëtarizuese”, tha kreu i shtetit.
Meta nënvizoi se deputetët t’i lexojnë të gjitha argumentet që kanë të bëjnë me shkeljen e Kushtetutës.
LEXONI GJITHASHTU:
- PS-ja i rrëzoi dekretin për Butrintin, reagon Meta: Po shkelni Kushtetutën
- Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për Butrintin