English

Meta reagon nga qelia pas hapjes së fushatës: 30 ditë larg nga Shqipëria Madhështore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I gjendur në ambientet e paraburgimit, nuk arriti dot të merrte pjesë në hapjen e fushatës së koalicionit opozitar “Aleanca Madhështore”.

- Advertisement -

Por kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me një status në rrjetin e tij social, ku shkruan se takimi në sheshin “Nënë Tereza” ishte madhështor.

“MADHËSHTORE! E vetmja fjalë që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar”, shkruan Meta.

Ai e cilëson hapjen e fushatës si një start të jashtëzakonshëm, duke shtuar se janë vetëm 30 ditë larg nga fitorja e tyre.


“Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!”, shkruan mes të tjerash Meta.

Kujtojmë që, në mungesë të Ilir Metës, në sheshin “Nënë Tereza” u panë të merrnin pjesë tre fëmijët e tij, si dhe kandidatët për deputetë nga Partia e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit.

Reagimi i plotë

MADHËSHTORE!

E vetmja fjalë që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar.

Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr. 1.

Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë, dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.

Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash!

Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!

VOTO NR. 1 – Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?