Ilir Meta deklaroi pas votimit për kryetar të Partisë së Lirisë dhe funksionet drejtuese, se programi i paraqitur në Konventën e kësaj force politike, është i realizueshëm.
Meta u bëri thirrje shqiptarëve që t’i japin fuqi Partisë së Lirisë, në mënyrë që ata t’u japin llogari.
“Angazhimi më madhor i Konventës, që Shqipëria duhet t’i përkasë të rinjve. Në fushatat e fundit që bëja para se të zgjidhesha për president, flisja për mbështetjen e të rinjve e frymëzimin për të jetuar e punuar këtu. Nëse nuk mbajmë të rinjtë këtu është problem për të gjithë. Shqetësimet e mia dolën të vërteta.
Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar. Dramë e madhe familjare shoqërore e kombëtare. Programi që kemi paraqitur sot është i realizueshëm. Nuk kemi premtuar të bëjmë mrekulli si në Danimarkë e Gjermani, por më të mirën siç kanë bërë fqinjët tanë. Jemi të qartë e të bindur në programin tonë. Sot i themi shqiptarëve, na jepni fuqi t’ju japim llogari. Fuqia juaj është referendumi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Taksa mbi naftën, Meta: Absurde, qeveria ka mbledhur miliona euro nga qytetarët
- Premton Meta: Do investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë
- Meta: Referendumi, arma e vetme për të rrëzuar Ramën