English

Mijëra koala mund të kenë ngordhur gjatë zjarreve në Australi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dyshohet se mijëra koala kanë ngordhur gjatë zjarreve masive që kanë përfshirë zonën veriore të Sidneit, duke rrezikuar zhdukjen e një ndër kafshëve ikonë të Australisë.

- Advertisement -

Rreziqet e zjarrit janë shtuar në lindje të vendit të shtunën pasi ka pasur rritje të temperaturave.

Bregu verior i Nju Sauth Uells ishte dhe vendbanimi i 28 mijë koalave, por zjarret në pyjet e vendit e kanë ulur ndjeshëm popullsinë e tyre në muajt e fundit. Koalat janë speciet vendase të Australisë dhe janë ndër kafshët më të dashura për vendin, por ekzistenca e tyre është në rrezik për shkak të humbjes së mjedisit ku ato jetojnë.

“Rreth 30 për qind e vendbanimeve të tyre janë shkatërruar” ka thënë Ministrja e Mjedisit e Australisë Sussan Ley për Korporatën Australiane të Transmetimit. “Do të kemi më shumë informacion zjarret të jenë shuar dhe të mund të bëjmë një vlerësim të duhur”.  

Rreth 5 milionë hektarë tokë janë djegur në mbarë vendin gjatë zjarreve masive, ndërsa nëntë persona kanë vdekur dhe më shumë se 1 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?