English

Miku i Borsellinos : Për herë të fundit e takova 3 ditë para vrasjes, e parandjente

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Miku i ngushtë i gjyqtarit Paolo Borsellino, ish-prokurori Antonio Ingroia ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se për herë të fundit e ka takuar gjyqtarin 3 ditë përpara masakrës.

- Advertisement -

Vrasjen e tij nga mafia italiane, 32 vite më parë,  e ka përkufizuar si kronikë të një vrasje të paralajmëruar.

“Kush i qëndronte afër mundohej t’a largonte idenë e një kronike vrasjeje të paralajmëruar dhe ai mundohej të mos i kushtonte rëndësi. Nuk donte të fliste për këtë ndjesi, për një vdekje të ardhshme. Ne u takuam për herë të fundit të enjten përpara masakrës e ditës së dielë, para se ai të nisej për në Romë. Ishte një takim në Pallatin e Drejtësisë të boshatisur, kokë më kokë.”  -tha ai.

Në vazhdim të kësaj  ish-prokurori e cilësoi parandjenjën e Borsellinos si një sfidë që ai kishte me kohën.

Kjo për shkak se gjyqtari kishte vendosur që t’i shkonte deri në fund të vërtetës për vdekjen e mikut dhe kolegut të tij, Giovanni Falcone, përpara se vrasja të ndodhte.

“Ai nuk kishte besim tek shumë prokurorë në  Pallatin e  Drejtësisë, që ndryshe njihej si ‘Pallati i Helmeve’, që shpesh herë e kishte kritikuar atë. Borsellino më thoshte që le të presim që prokurorët e tjerë e ne të dy t’i futemi punës për të zbuluar të vërtetën ndaj Falcone-s. Megjithatë rezultoi një projekt i dështuar.”-përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?