English

Milan me pronar të ri, arrihet marrëveshja për 1,2 miliardë euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Klubi italian i Milanit do të ketë një pronar të ri, RedBird Capital Partners (RedBird).

- Advertisement -

Përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare, skuadra kampione në fuqi e Italisë ka bërë me dije se është arritur një marrëveshje midis RedBird dhe Elliot Advisors Uk Limited (Elliot) pronarëve aktualë, e cila vlerësohet në shumën e 1,2 miliardë eurove.

Kalimi i klubit në pronësi të investitorëve të rinj, pritet të kryhet gjatë verës ndërsa marrëveshja do të përmbyllet në muajin shtator.

Sipas marrëveshjes, Elliot do të ketë një pjesë të vogël të aksioneve si dhe përfaqësuesit e tij në bordin e drejtorëve, duke konsoliduar partneritetin me RedBird.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?