English

Militantët pakistanezë sulmojnë trenin me qindra pasagjerë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tren me qindra pasagjerë është sulmuar dhe ndaluar nga militantë të armatosur në rajonin e Balochistanit të Pakistanit. Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA) konfirmoi se kishte sulmuar trenin Jaffar Express i cili po udhëtonte nga Quetta në Peshawar.

- Advertisement -

Një deklaratë nga grupi separatist tha se kishte bombarduar shinatin përpara se të sulmonin trenin në lagjen e largët Sibi. Ai pretendoi se treni ishte nën kontrollin e tij. Policia pakistaneze u tha gazetarëve lokalë se kishin marrë informacione se tre persona, përfshirë shoferin e trenit, ishin plagosur në sulm.

Policia shtoi se forcat e sigurisë ishin dërguar në vendin e sulmit. Një zëdhënës i qeverisë së Balochistanit i tha gazetës lokale Dawn se kishte raportime për “të shtëna intensive” në tren.

BLA pretendon se po mban peng një numër pasagjerësh, përfshirë oficerë sigurie, dhe ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse bëhet një përpjekje për të shpëtuar ata që po mban. Megjithatë, zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar se dikush është mbajtur peng.

Kontrolluesi i hekurudhave të Quetta-s, Muhammad Kashif i tha BBC-së se 400-450 pasagjerë ishin rezervuar në tren, por tha se nuk kishin verifikim të pavarur që dikush ishte marrë peng. Një zyrtar i lartë i policisë nga zona në kufi me Sibi tha se “treni mbetet i bllokuar pak para një tuneli të rrethuar nga male”, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ndërkohë ministri i Brendshëm i vendit Mohsin Nawaz ka dënuar sulmin dhe ka thënë se është lutur për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Zyrtarët ende nuk kanë komunikuar me askënd në tren. Zona ku është ndalur ekspres nuk ka mbulim interneti dhe rrjeti celular, thanë zyrtarët për BBC.

Balochistani është provinca më e madhe e Pakistanit dhe më e pasura për sa i përket burimeve natyrore, por është më pak e zhvilluar. Ushtria Çlirimtare Baloch ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash për të fituar pavarësinë dhe ka nisur sulme të shumta vdekjeprurëse, shpesh duke synuar stacionet e policisë, linjat hekurudhore dhe autostradat.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?