English

Milva Ikonomi flet për ndikimin e tërmetit në rritjen ekonomike për 2020

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë një interviste në studion e Ilva Now, Milva Ikonomi, koordinatore e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, thotë se parashikimi për një rritje ekonomike prej 4.1 është e rrezikuar për vitin 2020. Por, nga ana tjetër ish-ministrja e Ekonomisë thotë se nëse nga Konferenca e Donatorëve, Shqipërisë do t’i ofrohet shuma e nevojshme atëherë ekonomia mund të kapi sërish nivelin e parashikuar.

- Advertisement -

“Rritja ekonomike ndikohet pasi të gjitha këto japin një impakt. Banka Botërore doli me përllogaritje të reja, ku thotë se, rritja ekonomike do të rregullohet për vitin 2019 me -0.5, ndërsa për vitin 2020 me -0.2%. Por nëse marrim shumën e parave që duhet, atëherë niveli i rritjes ekonomike mund të shkojë sipas parashikimit sepse do të zhvillohet sektori i ndërtimit që është i lidhur dhe me shumë sektorë të tjerë”, tha znj. Ikonomi.

Deputetja e Partisë Socialiste e cila tashmë drejton dhe Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, nuk ishte në gjendje të jepte një shifër se sa pret Shqipëria të marrë nga Konferenca e Donatorëve.

“Është shpejt për të thënë. Ka dinamikë deri më 17 shkurt dhe nuk mund të them se sa do të jetë kjo shifër”, u shpreh znj. Ikonomi.

E pyetur se çfarë do të ndikojë mbi qytetarët gjatë periudhës së rindërtimit, deputetja e PS-së u shpreh se të prekur do të jenë vetëm ata që kanë humbur banesat pasi cilësia e jetës së tyre do të jetë e cunguar duke thënë se qytetarët e tjerë nuk do të kenë rritje taksash.

Lidhur me mënyrën që do të ndiqet për ndërtimin e banesave të reja për të prekurit, Ikonomi deklaroi se, godinat do të jenë më të qëndrueshme për t’u bërë ballë në të ardhmen tërmeteve. Familjet, shtoi znj. Ikonomi do të marrin pronësinë pa paguar asgjë.

“Nuk do të paguajë në shtëpinë e re që do të marrin. Do të hartohet një kontratë se si e merr në pronësi atë shtëpi. Do të kenë titull pronësie. Edhe zona ku i është prishur shtëpia do t’u mbetet në pronësi”, përfundoi znj. Ikonomi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?