Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi, ka marrë çmimin e parë për letërsinë për fëmijë me romanin “Pika Trëndafil” gjatë shpalljes së fituesve në Çmimet Kombëtare Letrare. Fizikantja dhe pedagogia tregoi në studion e Ilva Now se, libri ka si synim njohjen e të rinjve me botën shkencore.
“Është vetëm një pjesë e vogël e librit që është fantashkence, pjesa kryesore është shkencë popullore e shkruar në formë letrare. Personazhet janë shkencëtarë dhe janë persona realë në mendjen time, por në roman i kam veshur me tipare të përgjithshme dhe ka hyrë në botën e tyre. Mesazhi kryesor ka qenë që të përcjell ambientin e botës shkencore, që njihet shumë nga njerëzit dhe sidomos nga të rinjtë”, u shpreh znj. Hafizi.
Sa i takon titullit të romanit, deklaroi se kjo lidhet me një ngjarje të rëndësishme me shkencën e astrofizikës.
“Më 14 shkurt bëhet 30-vjetori,i një ngjarje shumë të rëndësishme dhe për historinë botërore dhe në historinë e astrofizikës, sonda “Fujazher” është trupi më i largët nga ne pasi ka kapërcyer sistemin diellor, por në 1990 ishte duke kapërcyer pragun e sistemit dhe aty u kthye nga ne dhe bëri një foto ku toka dukej vetëm një pikë e kaltër”, tha znj. Hafizi lidhur me idenë nga i kishte lindur titulli i librit.