English

Ministrat e BE mbështesin ndryshimin e metodologjisë së pranimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të mbajtur në Bruksel, Ministrat për Çështjet Europiane të vendeve anëtare të BE-së diskutuan propozimet për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit, raportin për rendin ligjor në BE si dhe sigurinë dixhitale të bllokut.

- Advertisement -

Andreja Metelko-Zgombiç, Sekretarja kroate e Shtetit për Çështjet Europiane, tha se Presidenca kroate është shumë e angazhuar që ndryshimet e propozuara në metodologjinë e zgjerimit të shkojnë krah për krah me përgatitjet për raportin e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Do të jemi shumë aktivë në muajt e ardhshëm në lidhje me këtë temë”, – tha Andreja Metelko-Zgombiç në konferencën për shtyp.

Gazetari i Euronews Albania, Ernest Bunguri, e pyeti zonjën Zgombiç nëse mbledhja kishte pasur ndonjë rezultat konkret pozitiv nga tri vendet skeptike, Franca, Holanda dhe Danimarka.

“Plani i sotëm ishte të informonim komisionin në lidhje me metodologjinë e re që është propozuar”, – u përgjigj Andreja Metelko-Zgombiç.

“E pyetëm Komisionin në lidhje me punën që është bërë deri tani me raportin e progresit. E përditësuam me zhvillimet e përparimet më të reja që janë bërë në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. E cilësuam që diskutimi për të dy vendet duhet të mbahet në paralel, në mënyrë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndihmojnë njëra-tjetrën për të krijuar kushtet e duhura për të vendosur hapjen e negociatave me të dy vendet. Sot ramë dakord për rishikimin e metodologjisë. Mbajtëm shënime, por nuk kemi pasur diskutime. Po ashtu morëm shënime edhe në lidhje me raportin e progresit që pritet. Ramë dakord që pasi të përditësohet Komisioni në lidhje me zhvillimet e bëra në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, do të diskutojmë për të pasur një vendim pozitiv. Jam optimiste, por kemi ende shumë punë përpara. Diskutimi për këtë punë është çështje ditësh”.

Zv/presidenti i BE, Marosh Shefçeviç, tha se zgjerimi me vendet e Ballkanit ishte në interes të të gjitha shteteve të BE-së, sidomos për sa i përket sigurisë territoriale të vetë bllokut, ndaj dhe prania e tyre në rajon do të intensifikohej.

“Kemi pasur propozime të shumta dhe do t’i diskutojmë me intensitet, pasi zgjerimi me Ballkanin Perëndimor është një çështje që na intereson të gjithëve, për shkak se ka të bëjë me sigurinë territoriale të vetë Europës, të vetë vendeve anëtare. Për këtë arsye, do ta shtojmë praninë në rajon, dhe do të shtojmë përpjekjet për ta ulur hendekun ekonomik dhe për të forcuar rendin ligjor”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?