Ministri gjerman i Financave Jorg Kukis paralajmëroi sot se Gjermania përballet me rrezikun e një recesioni të ri për shkak të tensioneve tregtare që u përshkallëzuan pas vendosjes së tarifave amerikane.
“Një konflikt i mundshëm tregtar rrit rrezikun e një recesioni, nuk ka dyshim për këtë,” tha Kukis për radiostacionin Deutschlandfunk.
Gjermania është në recesion prej dy vitesh dhe një ulje e tretë radhazi e aktivitetit ekonomik këtë vit do të ishte historike.
Burimet i thanë Reuters se institutet ekonomike gjermane po përgatiten të ulin parashikimin e tyre të rritjes për këtë vit në vetëm 0.1 për qind, bazuar në vlerësimet që nuk përfshijnë ende tarifat më të fundit të vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë në Kiev, paralajmërimi që jep për Putinin
- Bisedimet politike në Gjermani: Avancojnë negociatat, kur mund të formohet qeveria