English

Ministri i Financave njofton përfundimin e 2 koncensioneve: Shërbimet, nga shteti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Financave Ervin Mete, njoftoi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e Republikës, teksa foli në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj, se dy koncesione të dhëna nga Ministria e financave po shkojnë drejt mbylljes.

- Advertisement -

Mete tha se koncesioni për pullat fiskale dhe ai i markimit të karburanteve, do të përfundojnë së shpejti. Sipas tij koncesioni për markimin e karburanteve do të mbyllet në muajin gusht dhe tarifa e vendosur nga koncensionari do të hiqet duke sjellë uljen e çmimit të karburantit për qytetarët.

Sipas ministrit ky shërbim do të vijojë dhe kostot e vazhdimit do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

“Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, njoftoi për herë të parë Ministri.

Gjithashtu, Mete nënvizoi se koncesioni i pullave fiskale, përfundon më 1 janar 2025.

Ky shërbim, sipas tij, do t’i kaloj shtetit me tarifa më të ulëta.

“Ky shërbim nga 1 Janari 2025 kalon në menaxhim shtetëror. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?