English

Ministri Klosi: Po shikojmë skenarët se si do i ofrojmë ndihmë turizmit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zgjatja e pandemisë së coronavirusit dhe masat shtrënguese kanë detyruar qeverinë që të shtyjë pagesën e tatimeve nga ana e bizneseve. Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur shtyrjen e deklarimit pranë organeve tatimore të bizneseve nga data 31 mars në 31 korrik 2020, kërkesë e cila është artikuluar shumë nga ana e shoqatave të biznesit.

- Advertisement -

Ndërsa për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimfitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Edhe këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020

Një nga sektorët më të dëmtuar nga kjo situatë është turizmi, që përbën dhe një nga degët kryesore të ekonomisë. Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit duke folur për dëmet që do të sjellë coronavirusi për turizmit, theksoi se, deri tani është vështirë të bëhet një përllogaritje. Nga ana tjetër ai tha se, qeveria ka disa skenarë se si mund t’i vijë në ndihmë turizmit që punëson gati 150 mijë persona dhe nga ana tjetër janë 250 mijë persona që përfitojnë direkt nga industria e turizmit.

“Kryeministri ka bërë të ditur se, turizmi do të jetë një nga shtyllat do të marrë një diskutim të thellë pasi realisht përbën një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare dhe atë më premtues. Goditja është e madhe, por është e vështirë të bëjmë përllogaritje se sa është dëmi. Përveç mbështetjes me fonde dhe buxhet, po shikojmë dhe skenarë. E para do të përfitojnë ndihma për lehtësimin e pagesës së taksave sepse kur flasim për turizmi nuk kemi parasysh vetëm biznese të mëdha, por edhe biznese familjare”, u shpreh ministri duke folur për ‘Ilva Now’.

Z. Klosi tha se pas skemës së parë të ndihmës financiare të qeverisë për të ndihmuar biznesin, tashmë në skemën e dytë do të ofrohet ndihmë për industritë ku edhe bën pjesë turizmi. Ndërsa efekti për ekonomisë është i madh, coronavirusi ka sjellë një ndikim të madh pozitiv sa i takon ndotjes. Këtë gjë tha z. Klosi e konfirmojnë të dhënat që vijnë nga organizatat ndërkombëtare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?