English

Ministri turk: Dorëzoni gylenistët, përbëjnë rrezik për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në përfundim të takimit me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, shefi i diplomacisë turke është shprehur se, Turqia nuk dëshiron që Shqipëria të jetë një port i sigurisë për anëtarët e FETO-s, të cilën Ankaraja e konsideron si organizate terroriste.  

- Advertisement -

Mevlut Caushoglu deklaroi se këtë ia ka shpjeguar autoriteteve shqiptare dhe do ta bënte dhe në takimin e tij me kryeministrin Edi Rama.

“Aktualisht nuk e di se sa pjesëtarë të FETO-s janë, nuk kemi shifër të saktë, por ka qindra anëtarë të FETO-s dhe ne kemi kërkuar ekstradimin e tyre. Së fundi janë bërë hapa pozitive. Jemi falënderues, por presim vazhdimin e tyre.

Ne s’duam që Shqipëria të bëhet port i sigurt për pjesëtarët e FETO-s. Ne shohim se personat që tentuan të kryejnë grusht shteti në Turqi, përpiqen të strehohen në Shqipëri dhe vende të tjera. Prania e tyre paraqet rrezik për të ardhmen, sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë. Natyrisht, pas (formimit të) një strukturimi të tillë, ne e dimë se Shqipëria nuk e ka të lehtë. Megjithatë ne duhet t’i hedhim këto hapa për të ardhmen tonë”, u shpreh z. Caushoglu.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?