Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.
Durim Bami është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për një sërë veprash penale. Emri i tij doli edhe në përgjimet e bisedave të Sky Ecc, ku disa elementë të rëndësishëm të grupeve kriminale, ishin bërë bashkë për eliminimin e Bamit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kë do ‘djegë’ Durim Bami? Gazetari: Ja kush ka dalë në bisedat sekrete të tij
- Dyshohet se porositi vrasjen e Durim Bamit, gazetarja zbulon ku ndodhet ish-deputeti