Ministria e Financave ka çelur garën për studion ligjore ndërkombëtare që do ta ndihmojë të marrë 600 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare, në formën e eurobondit të katërt.
Kjo është hera e katërt që Shqipëria del në tregjet financiare të kapitalit për të marrë borxh. Eurobondi i fundit u emetua në tetor të vitit 2018, përmes të cilit qeveria mori gjysmë miliard euro borxh, me një normë interesi prej 3.5 për qind.
Përpara tërmetit, Ministria e Financave deklaroi synimin për të kërkuar Eurobond po prej 500 milionë euro. Tani kërkesën e ka çuar në 600 milionë euro. Duket se do ta marrë, por sfidë është përqindja me të cilën do ta marrim, e cila do të jetë më e ulët se dy vjet më parë.
Ankandi për eurobondin e ri pritet të zhvillohet brenda gjysmës së parë të vitit rreth muajve prill- maj.