English

Ministria e Jashtme e Xhamajkës për Euronews Albania: Nuk e kemi njohur Kosovën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”. Ky është reagimi i ministrisë së Jashtme të XhamajkëspërgjigjeinteresimitEuronews Albania pas debatit në Prishtine për këtë çështje.

- Advertisement -

“Ministria e Punëve të Jashtme e Xhamajkës është vënë në dijeni të raportimeve për njohjen e Kosovës, por se ende nuk ka asnjë vendim lidhur me këtë. Çështjet si kjo janë në rishikim të vazhdueshëm nga Qeveria. Megjithatë, në këtë moment, nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me këtë çështje. Shprehim keqardhje për keqkuptimin që ka ndodhur në lidhje me pozicionin e Xhamajkës për këtë çështje”, thuhet në reagim.

Pak ditë më parë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dha lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

87174950_595585451311383_6148651283755565056_n_copy.jpg

Pas përgënjeshtrimit nga ministrja e Jashtme Kamina Smith, kreu i shtetit kosovar bëri përgjegjëse për këtë informacion të pavërtetë ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?