English

Ministria e Mbrojtjes për zjarret: Kemi mjetet e nevojshme fluturuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar për opinionin publik se Forcat e Armatosura disponojnë dhe kanë në gatishmëri mjetet e nevojshme fluturuese për situatat e emergjencës, përfshirë zjarret.

- Advertisement -

“FA ka në gatishmëri helikopterë të lehtë, por që në specifikat e përdorimit të tyre kanë kufizime për të marrë pjesë dhe për të përmbushur detyra në raste të llojeve të ndryshme të operacioneve të emergjencave. Forca Ajrore ka helikopterë të kompletuar dhe të pajisur me mjete për operacione për mbështetje të emergjencave mjekësore si dhe edhe helikopterë ushtarakë të mesëm modernë të gjeneratës së katërt”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Por, ministria nuk sqaron pse po nuk përdoren për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit këto mjete fluturuese.

Ministria njofton se për çdo situatë dhe nevojë reale kur vihet në rrezik jeta e njerëzve apo banesat Shqipëria, bashkëpunon me Mekanizmin e Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, Emergency Response Coordination Centre (ERCC) dhe në bashkëpunim me partnerët e saj është në gjendje të garantojë sigurinë.

“Siç e kemi thënë edhe më parë kapacitetet tona të brendshme janë të limituara. Ndërkohë edhe vende si Turqia, Greqia apo Italia mbështeten te mekanizmi evropian, sepse emergjencat specifike natyrore nuk përballohen dot vetëm me kapacitete të brendshme”, thuhet në njoftim.

Ministria nënvizon se tabela e organizimit dhe pajisje të Forcave të Armatosura, numrave dhe dokumenteve që lidhen me të, konsiderohet informacion i klasifikuar konfidencial.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?