English

Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 70 numri i të prekurve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 70. Lajmi i bë publik para mediave nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, një në Fier dhe 5 të tjerë nga Tirana.

- Advertisement -

Sipas ministrisë, deri sot janë testuar 732 persona të dyshuar, kurse 70 prej tyre janë konfirmuar si të prekur nga COVID-19. Në fjalën e saj, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv ka shkuar në 35 persona, ndërsa tre prej tyre ndodhen në terapi intesive. 

Deklarata e Mira Rakacollit:

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: – 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) – dhe një 82 vjeçare nga Fieri. Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

• Tiranë 50 qytetarë

• Durrës 5 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 7 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 2 qytetarë.

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19.

Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127! Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?