English

Ministria e Shëndetësisë hap tender një-ditor për furnizimin me respiratorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender një-ditor, për tu furnizuar me aparate respiratore. 

- Advertisement -

Edhe pse më herët Ministria njoftoi se sistemi shëndetësor i ka kapacitetet për të përballuar situatën e coronavirusit, institucioni ka vënë në dispozicion 129 milionë lekë vetëm për respiratorët. 

Në dokumentin e siguruar nga “Euronews Albania”, vihet re se tenderi është hapur më datë 17 mars dhe ka përfunduar në orën 17:00, të ditës së sotme.

Operatori që i siguron më shpejtë paisjet do të jetë më i favorizuar. Me 60 pikë vlerësohet shpejtësia e sigurimit të pajisjeve, ndërsa me 40 pikë oferta më e mirë.  

Operatori ekonomik që ka marrë më shumë pikë gjatë mbledhjes do të ftohet për negociata dhe lidhjen e kontratës.

Aparatet respiratore janë mjeti më i domosdoshëm për personat që kanë komplikacione me frymëmarrjen për shkak të COVID-19.

Deri më tani, në Shqipëri janë 59 raste të identifikuara me koronavirus, teksa 30 prej tyre po marrin shërbim shëndetësor në spitalin infektiv në kryeqytet. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?