English

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 100 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania – tha se që nga 17 dhjetori, nga sulmet izraelite në veri të territorit janë vrarë të paktën 110 palestinezë.

- Advertisement -

Përmes një deklarate të shkurtër, Ministria tha se 50 persona janë vrarë “nga sulmet e pushtuesit ndaj shtëpive në Xhabalia”, duke bërë që numri i viktimave në këtë zonë që nga dita e diel të arrijë në 110.

Këto pretendime të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Të premten, më 15 dhjetor, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mbi 18.700 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse në Gazë në fillim të tetorit.

Lufta u nxit pasi grupi radikal, Hamas, kreu sulme të befasishme në jug të Izraelit më 7 tetor. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 1.200 persona, shumica civilë, dhe u morën peng afër 240 burra, gra dhe fëmijë.

Liderët izraelitë po përballen me thirrje ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi të ri me Hamasin, me qëllim që të lirohen më shumë pengje.

Izraeli ka thënë se ofensiva e tij në Gazë – që ka pësuar shkatërrim të madh si pasojë e luftës – do të vazhdojë derisa të largohet nga pushteti Hamasi, të shkatërrohen aftësitë ushtarake të këtij grupi radikal dhe të shpëtohen të gjitha pengjet.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?