English

Ministria e Shëndetësisë nxjerr urdhër të ri: Pezullohen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi për një urdhër të ri, i cili sipas saj, është hartuar ditën e sotme për të luftuar përhapjen e coronavirusit COVID-19.  Teksa foli para mediave, Manastirliu  tha se do të ndalohen të gjithë ndërhyrjet kirurgjikale të parashikuara, ndërsa theksoi se shërbimi i urgjencës do të jetë në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Sipas saj, kjo masë nuk e cenon shërbimin ndaj qytetarëve.

- Advertisement -

“Kemi nxjerrë sot një urdhër të ri, i cili ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore, kirurgjikale  të planifikuara duke përjashtuar këtu të gjithë  ato ndërhyrje operatore, të cilat kanë lidhje me patologjitë malinje. Këtu po ju informoj, sepse nuk dua të ketë keqkuptim. Nuk do të këtë asnjë dallim për  sa i përket shërbimeve kirurgjikale të urgjencave, pra do të vijojnë në normalitetin e tyre dhe qytetarëve do t’u sigurohet shërbim. Të gjitha masat që merren nuk cenojnë shëndetin e qytetarëve, por përkundrazi vendosim rregulla për të forcuar masat dhe për t’iu përgjigjur më mirë situatës së krijuar, pa cenuar shërbimin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino theksoi se janë marrë mostrat e të gjithë qytetarëve, të cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

“Janë gjurmuar 8 kontakte të ngushta që mbrëmë në darkë. Menjëherë pas daljes së ekzaminimeve janë marrë mostrat, që janë në proces. Sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar dhe nga ana tjetër po iu merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar. Kemi gjurmuar jo vetëm kontaktet e ngushta, por edhe ato më të largëta. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi me qytetarët. Pacientët janë treguar shumë korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve. Janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme”, tha Bino.

Mjeku infeksionist, Dritan Kalo tha se dy qytetarët e prekur nga coronavirusi po marrin shërbimin e duhur mjekësor, ndërsa apeloi për qetësi.

“Të dy rastet e diagnostikuara po marrin trajtimin e duhur. Duhet të kuptoni se në Infektiv janë marrë masat e duhura, dhoma që kanë oksigjen të mjaftueshëm, mjete të domosdoshme.
Nuk janë dhoma hotelesh, por dhoma spitali. Përshtatjet e tyre janë në përputhje me kushtet spitalore dhe kushtet më të mira dhe janë me standarde botërore. Do ja dalim mbanë edhe kësaj beteje”, tha ai. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?