English

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 59 numri i të prekurve nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 59. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 60 raste të dyshuara, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Lajmi u bë i ditur nga Eugena Tomini, përgjegjëse e departamentit të inteligjencës epidemiologjike në Institutin e Shëndetit Publik.

- Advertisement -

Ajo deklaroi se qyteti me numrin më të madh të të infektuarve është Tirana. Aktualisht në Spitalin Infektiv në QSUT ndodhen 30 pacientë, kurse tre prej tyre po mbahen në terapi intensive. Si çdo ditë, edhe sot nuk mungoi apeli për qytetarët që të ruajnë higjienën dhe të kujdesen për distancimin social, si masa parandaluese të përhapjes së COVID-19.

Deklarata e Eugena Tominit:

Ju informojmë për situatën e fundit të COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient. Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.

Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste: Tiranë 42 raste Durrës 5 raste Lushnje 2 rast Elbasan 2 raste Fier 6 raste Rrogozhinë 2 raste 30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?