Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 64. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
Pak më parë Euronews Albania raportoi për tre shtetas italianë që janë infektuar dhe ndodhen në QSUT, ndërsa ky fakt u konfirmua zyrtarisht edhe nga ana e ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve 5 kanë rezultuar pozitivë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, deri sot janë testuar 697 shtetas.
Ajo që vihet re është fakti se sot është shtuar harta e qyteteve të prekura. Në pesë raste e fundit, 2 prej tyre janë konfirmuar në Kavajë, çka tregon se përhapja e COVID-19 po vjen në rritje.
Deklarata e drejtoreshës së ISHP-së:
Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar: Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja
Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:
- Tiranë 45 qytetarë
- Durrës 5 qytetarë
- Lushnje 2 qytetarë
- Elbasan 2 qytetarë
- Fier 6 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 2 qytetar
Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-1Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Lexoni gjithashtu: