English

Ministrja Denaj: “Forca e Ligjit”, shembull i qeverisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prioriteti i qeverisë do të ngelet goditja e pasurive të vëna nga krimi.

- Advertisement -

Ishte kjo përgjigja e Ministres së Financave, Anila Denaj, pas publikimit të raportit nga “Moneyval”, në të cilën thuhej se vendi yne është sërish pjesë e listës gri të pastrimit të parave.

“Deri më tani janë 65 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara”, tha ministrja denaj.

“Operacioni “Forca e Ligjit” është shembull i qeverisë se puna ka filluar.  Ky angazhim do të jetë më i lartë përgjatë 2020-ës.

“Kemi në fokus disa prioritete; Shqipëria do të punojë për të vazhduar planin e veprimit të kryerjes e një analize shtesë për rreziqet nga ‘pastrimi i parave’; Përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave juridike; Krijimin e mekanizmave dhe zbulimin e aktiviteteve të tilla kriminale”, pohoi ministrja e financave në konferencën për shtyp.

Denaj u shpreh duhet të rritet dënimi për akuzën pastrim parash.

Megjithatë ministrja e financave tha se Shqipëria ka shënuar progres në këtë aspekt.

Gjithashtu Denaj u shpreh se në fokus të qeverisë janë dhe dy fusha që lidhen me sistemin e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?