English

Ministrja e Arsimit Besa Shahini mesazh mësuesve që punojnë në kushte shtëpie

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, me anë të një video-mesazhi, iu është drejtuar mësuesve duke i falënderuar për punën e bërë me nnxënësit në këtë javë shumë të vështirë për vendin tonë.

- Advertisement -

“Mësues të dashur! Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës time për punën e mirë që keni bërë me nxënësit tuaj gjatë kësaj jave. E di që nuk është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë tek ekrani i kompjuterit, por ju të gjithë e bëtë pa u ankuar fare”,  shprehet Shahini.

Më tej ministrja Besa Shahini shprehet se 75% e nxënësve kanë zhvilluar komunikim me mësuesit duke marrë kështu instruksionet e duhura rreth mësimeve.

“Sot që flasim, rreth 75% të nxënësve kanë patur komunikim me mësuesit e tyre – pra me juve – kanë marrë instruksionet nga ju për detyrat që duhet t’i bëjnë gjatë këtyre 2 javëve. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që të përfshijmë sa më shumë nxënës në komunikim direkt me mësuesit e vet. Kështu që ju ftoj, ju lutem, nëse nuk keni rënë në kontakt ende me nxënësit tuaj, ta bëni këtë sa më parë që është e mundur”, thekson  ministrja.

Ministrja e Arsimit,shpreh besim tek mësusit  që punojnë në kushte shtëpie, ndërsa i inkurajon ata të vazhdojnë misionin e tyre.

“Na pret edhe një javë tjetër e vështirë, ku do të punojmë në kushte shtëpie, por e di dhe jam e bindur që bashkë do t’ja dalim!””,  shton ajo.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?