Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar disa udhëzime për maturantët dhe nxënësit për ndjekjen e mësimeve në kushtet e shtëpisë për dy javët që shkollat do të jenë të mbyllura.
Për maturantët, që në fund të vitit do të duhet të japin provimet e Maturës Shtetërore, znj, Shahini u ka rekomanduar disa libra për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe pyetjeve që përdoren në këto teste.
“Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019”, shprehet ministrja.
Ndërsa për nxënësit e tjerë ka publikuar një udhëzues për mësuesit, vetë nxënësit dhe prindërit se si të orientohen për të ndjekur mësimet nga shtëpia përmes internetit.